Oda e Hotelierise
dhe Turizmit te Kosoves

Oda është një fryt i një analize të gjatë dhe të hollësishme të një grupi të afaristëve, të cilët duke parë ngecje të mëdha në fushën e hotelierise dhe turizmit janë bashkuar për t’i dhënë një kahje më pozitive fushës më të rëndësishme në vend.

Qëllimi i OHTK-së, është përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale, qendrore dhe rajonale, për identifikimin e mënyrave dhe hapave për krijimin e një mjedisi të favorshëm për përfshirjen sa më të gjerë të bizneseve hoteliere dhe atyre turistike

ANËTARËSOHU!
Anëtar
  • Çertifikatë e anëtarësisë;
  • Ftesë për të gjitha ngjarjet e rregullta;
  • Referenca për vizë biznesore;
  • Mbrojtja e brendit;
  • Informim për pjesëmarrje në panairet vendore dhe ndërkombëtare të organizuara nga OHTK-ja;
  • Informim për takimet B2B me bizneset brenda dhe jashtë Kosovës;
  • Këshillëdhënie për çështje të përgjithshme;
  • Këshillëdhënie për zbatimin e legjislacionit për hoteleri dhe turizëm;
  • Barkodet për produkte kosovare pa pagesë;
  • Informim mbi ndryshimet në legjislacionin për hotelieri dhe turizëm;
  • Letër referencë të anëtarësisë.
Bronz
Të gjitha përfitimet nga A si dhe
  • Pjesëmarrje në panairet e organizuara nga OHTK-ja me zbritje 15%;
  • Këshillëdhënie për investime, qasje në financa, partneritete publiko-private dhe procesin e privatizimeve;
  • Rrjetëzim sipas kërkesës së anëtarit;
Argjend
Të gjitha benifitet nga pako A dhe B si dhe
  • Njoftime të rregullta për thirrje të ndryshme si: tenderë, projekte vendore dhe ndërkombëtare, skema të granteve etj;
  • Promovim në hapësirat dhe platformat e OHTK-së, në vend dhe jashtë vendit;
  • Asistencë direkte në gjetjen e partnerëve biznesorë;
  • Pjesëmarrje në trajnimet e organizuara nga OHTK-ja;
  • Pjesëmarrje në panairet e organizuara nga OHTK-ja me zbritje 20%.
Artë
Të gjitha nga pakot A, B dhe C si dhe
  • Pjesëmarrje në panairet e organizuara nga OHTK-ja me zbritje 30%;
  • Pjesëmarrje e garantuar në takimet e nivelit të lartë dhe në ngjarjet e rëndësishme të OHTK-së;
  • Promovim i biznesit përmes platformave të ndryshme brenda dhe jashtë vendit;
  • Shfaqje e logos së biznesit në të gjitha publikimet dhe ngjarjet e OHTK-së.

Hapja solemne e edicionit të 19 të Panairit të Turizmit dhe Sportit

Ky panair duke vazhduar traditën e mirë ka bërë bashkë akterët kryesorë të turizmit dhe sportit nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe i gjithë rajoni.

Dyert e këtij Panairi janë të hapura për të gjithë vizitorët që dëshirojnë të takohen drejtpërdrejt me ata që përfaqësojnë turizmin dhe sportin në mënyrën më dinjitoze të mundshme si dhe me ata produktet dhe shërbimet e të cilëve arrijnë në piedestalin më të lartë.

OHTK edhe këtë vit është partner i CEO-s në organizimin e këtij panairi që mbart me vete epitetin e më të rëndësishmit në këtë pjesë të Evropës.

Shumë emra të rëndësishëm nga institucionet dhe bizneset kanë qenë pjesë e hapjes solemne të këtij edicioni të panairit në mesin e tyre edhe kryetari Hysen Sogojeva dhe drejtori ekzekutiv i OHTK-së Sadik Gashi.

Në fjalën përshëndetëse kryetari i OHTK-së, z.Hysen Sogojeva, ka falënderuar mysafirët duke mos fshehur krenarinë për organizimin e shkëlqyer të kësaj ngjarje bashkë më CEO-n, në theks të veçantë me z. Bekim Xhafën.

Ky panair duke vazhduar traditën e mirë ka bërë bashkë akterët kry -->

OHTK me kënaqësi ua prezanton anëtarin më të ri “KB Bar Caffe”

Angazhimi i OHTK-së në shërbim të anëtarëve ka bërë që vazhdimisht të shtohen radhët e saj me subjekte biznesore me prestigj të lartë.

I tillë është edhe "KB Bar Caffe", i cili falë punës dhe angazhimit të pronarit dhe stafit profesional është kthyer në vendin më të mirë për të kaluar kohë dhe për t'u argëtuar.

Bari, që shërben kafenë dhe koktejet më të mirë i ka shtuar madhështinë Prizrenit dhe u ka dhënë edhe një arsye më shumë njerëzve për të vizituar Sheshin Shadervan.

Pronari Burim Fetaj me hapjen e "KB Bar Caffe" ka arritur t'i jap më shumë jetë dhe gjallëri kryeqytetit të shqiptarëve Prizrenit.

KB Bar vendi ku bëheni një me magjinë e argëtimit dhe muzikës.

Angazhimi i OHTK-së në shërbim të anëtarëve ka bërë që vazhdimisht -->

“ER LINES” ANËTAR I ARTË I OHTK-së

Kompania Turistike "Er Lines Travel" e udhëhequr me shumë përkushtim nga Shpejtim dhe Liridon Veselaj ka filluar punën në vitin 2021 për t'u shëndrruar shumë shpejt në aleatin kryesor të atyre që e duan udhëtimin.

Kompania "Erlines Travel" me përkushtim në punë, shërbime të jashtëzakonshme ndaj klientëve dhe me stafin e saj shumë profesional ka arritur që suksesshëm të përballojë konkurrencën dhe të marrë primatin.

Autobusët komod, të përgatitur me standart evropian që i posedon kjo kompani, ua mundësojnë juve që të realizoni udhëtimin që gjithmonë keni ëndërruar.

Sukseset dhe puna në shërbim të pasagjerëve ka bërë që "Er Lines" vazhdimisht të zgjerohet dhe tashmë të operojë me 3(tre) agjencione turistike në Kosovë.

1. Agjencioni "ER LINES" - Suharekë

Rr. Brigada 123 p.n.

2. Agjencioni "ER LINES" - Prizren

Rr. De Rada p.n.

3. Agjencioni "ER LINES" - Prishtinë

Rr.Jusuf Gërvalla nr.48

"Erlines Travel" aktualisht operon në linja ndërkombëtare Kosovë-Gjermani:

Prizren(RKS) - Frankfurt (D)

Gjilan (RKS) - Dortmund (D)

si dhe dy linja të rregullta ndërurbane:

Prizren-Prishtinë-Prizren.

Gjatë gjithë sezonit veror ju mund të shkoni në pushime me Kompaninë "Er Lines" në këto destinacione: Ksamil, Sarandë, Vlorë, Durrës, Shëngjin, Velipojë si dhe në Ulqin.

"Er Lines" ua mundëson të filloni pushimin nga dita kur do të udhëtoni.

"Er Lines" aranzhon edhe udhëtime të ndryshme ndërkombëtare si dhe trasnsportin me autobus dhe akomodimin në hotele në shumë vende të botës si Greqi, Turqi, Kroaci.

Vizitoje botën me ER LINES Travel.

Me "Er Lines" momentet e zakonshme i shëndrroni ne kujtime të paharrueshme.

Kompania Turistike "Er Lines Travel" e udhëhequr me shumë përkusht -->

Anëtarët